Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Kinës Sun Yeli u shpreh të shtunën në një konferencë për shtyp me temën e jetesës së popullit, në kuadër të sesionit të katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se, në vitin 2025, u rrit shumë numri i turistëve të huaj në Kinë dhe shpenzimet turistike të tyre u rritën me 40% në krahasim me vitin 2024. Sipas tij, vitin e kaluar, numri i turistëve të huaj në Kinë tejkaloi 150 milionë, duke u rritur 17% në krahasim me vitin 2024. Shpenzimet turistike kaluan 130 miliardë dollarë. Ndër të cilët, 30 milionë turistë të huaj hynë në Kinë pa viza. Kina ka marrë një sërë masash për të lehtësuar pagesat dhe blerjet për vizitorët...