Rritja e krimit mes të miturve, Suedia synon uljen e moshës penale në 13 vjeç

Rritja e krimit mes të miturve, Suedia synon uljen e moshës penale në 13 vjeç

Suedia po përgatit një projektligj për të ulur moshën e përgjegjësisë penale nga 15 në 13 vjeç për krime shumë të rënda, si vrasja, tentativa e vrasjes, përdhunimi dhe veprat ku përdoren armë, në përpjekje për të frenuar rekrutimin e fëmijëve nga bandat kriminale. Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se vendi ndodhet në një “situatë emergjente”, duke theksuar se rrjetet kriminale po shfrytëzojnë në mënyrë të pamëshirshme fëmijë të mitur për të kryer akte dhune, pasi ata aktualisht nuk përballen me ndëshkime penale. Sipas të dhënave zyrtare, numri i veprave penale të regjistruara ku të dyshuarit janë nën moshën 15 vjeç është dyfishuar gjatë dekadës së fundit. Qeveria, e cila erdhi në pushtet në vitin 2022 me premtimin për të goditur krimin e organizuar,...