Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Një studim i ri tregon se Mbretëria e Bashkuar po humb më shumë vende pune sesa krijon për shkak të inteligjencës artificiale (IA) dhe po ndikohet më shumë se ekonomitë e tjera të mëdha. Sipas një hulumtimi të bankës së investimeve Morgan Stanley, kompanitë britanike raportuan se gjatë 12 muajve të fundit inteligjenca artificiale ka rezultuar në humbje neto të vendeve të punës, me një rënie prej 8%, niveli më i lartë mes ekonomive kryesore, përfshirë SHBA, Japoni, Gjermani dhe Australi. Hulumtimi, i cili është ndarë me agjencinë Bloomberg, përfshiu kompani që përdorin IA për të paktën një vit në pesë industri: produkte bazë dhe shitje me pakicë, pasuri të paluajtshme, transport, pajisje shëndetësore dhe automobilizëm. Ai tregoi se bizneset britanike raportuan një rritje mesatare...