Rriti tarifat ndaj Zvicrës, Trump: Nuk më pëlqeu mënyra se si folën me mua
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se urdhëroi një rritje shtesë prej 9% të tarifave ndaj Zvicrës sepse nuk i pëlqeu mënyra se si i foli një zyrtar zviceran, duke i kërkuar atij të anulonte masat. Në një intervistë me Fox Business, Trump tha se toni i Carina Keller-Schutter, një anëtare e Këshillit Federal Zviceran, të cilën ai gabimisht e quajti “kryeministre”, ishte agresiv. “Vendosa një tarifë prej 30%, e cila është shumë e ulët. Pastaj mora një telefonatë urgjente nga, mendoj, kryeministrja zvicerane, dhe ajo ishte shumë agresive por e sjellshme, por shumë agresive. Ajo tha: ‘Zotëri, ne jemi një vend i vogël. Nuk mund ta përballojmë këtë. Nuk mund ta mbyllja telefonin,” tha ai. 🇺🇸🇨🇭 Trump said he raised tariffs on Switzerland because he didn’t like how the...
Burimi:
vizionplus.tv