Rritet përsëri çmimi i arit dhe argjendit pas zhvillimeve në Venezuelë

Rritet përsëri çmimi i arit dhe argjendit pas zhvillimeve në Venezuelë

FOTO ILUSTRUESE SHBA-Çmimi i arit dhe argjendit janë rritur përsëri, ndërsa besimi i investitorëve është rënduar nga rreziqet e shtuara gjeopolitike pas arrestimit të udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA. Mediat e huaja raportojnë se çmimi i arit u rrit deri në 2.1%, duke arritur mbi 4,420 dollarë për ons, ndërsa argjendi u rrit me gati 5%. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të synojnë të “drejtojnë” Venezuelën pasi Maduro u rrëzua gjatë fundjavës, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e qeverisjes së vendit të Amerikës së Jugut. Ai theksoi se Uashingtoni ka nevojë për qasje të plotë në vend, duke përfshirë rezervat e tij të naftës. Kjo ka rritur mjedisin e pasigurisë gjeopolitike, tha Christopher Wong, një analist në Oversea-Chinese Banking në Singapor. Megjithatë, ai shtoi se rreziqet...