Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA/ Shkon në 20 numri i të vdekurve, mes tyre dhe një 16-vjeçare
Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20 persona të vdekur dhe qindra mijëra pa energji elektrike. Viktima janë raportuar në Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas, mes tyre edhe një 16-vjeçare. Më shumë se 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët në mbarë vendin janë mbyllur. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, duke prekur veçanërisht zonat qendrore dhe lindore të SHBA-së. Sipas parashikimeve, bora do të nisë të pakësohet gjatë ditë së sotme, por temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të prekin pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Paralajmërimet e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) shtrihen nga Teksasi në jug deri...
Burimi:
top-channel.tv