Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rritet alarmi në Suedi: Bandat kriminale po rekrutojnë gjithnjë e më shumë fëmijë të mitur për krime të rënda
Lufta mes bandave kriminale në Suedi po përshkallëzohet dhe po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Përveç trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta si kokaina, rrjetet kriminale po përdorin një taktikë gjithnjë e më të shpeshtë: rekrutimin e fëmijëve për të kryer sulme të dhunshme, përfshirë edhe vrasje me porosi. Një hetim i Al Jazeera tregon se bandat po shfrytëzojnë faktin që trajtimi penal për të miturit në Suedi është më i butë. Sipas një raporti policor të vitit 2023, rreth 1,700 persona nën moshën 18 vjeç ishin aktivë në rrjete kriminale, ndërsa autoritetet besojnë se ky numër është rritur më tej. Vetëm nga janari deri në gusht të këtij viti, policia suedeze arrestoi 66 fëmijë të moshës 13–14 vjeç, krahasuar me 27 gjatë së...