Rriten tensionet SHBA-Kinë, Panamaja anulon kontratat e porteve të Kanalit me kompaninë nga Hong Kongu
Gjykata e Lartë e Panamasë ka anuluar kontratat që i lejonin një kompanie me bazë në Hong Kong të operonte dy porte kryesore në Kanalin e Panamasë, duke i shpallur ligjet përkatëse antikushtetuese. Bëhet fjalë për CK Hutchison Holding, e cila përmes filialit Panama Ports Company (PPC) menaxhonte portet Balboa dhe Cristóbal që nga vitet ’90. Vendimi vjen një vit pasi presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se Kina po “operonte Kanalin e Panamasë”. Kompania reagoi duke thënë se vendimi “nuk ka bazë ligjore” dhe paralajmëroi pasoja për mijëra familje panameze, duke theksuar se ka investuar mbi 1.8 miliardë dollarë në infrastrukturë që nga viti 1997. Autoritetet panameze kanë mohuar vazhdimisht pretendimet amerikane për kontroll kinez mbi kanalin, duke theksuar se ai është dhe do të...
Burimi:
top-channel.tv