Rriten tensionet me Iranin, Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje ushtarake në Lindjen e Mesme

Rriten tensionet me Iranin, Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje ushtarake në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë stërvitje ushtarake ajrore disa ditore në Lindjen e Mesme, në një kohë kur tensionet me Iranin po përshkallëzohen. Forcat amerikane konfirmuan se stërvitjet synojnë testimin e aftësisë për shpërndarje, operim dhe goditje luftarake në kushte të vështira, në bashkëpunim me partnerët rajonalë. Njoftimi vjen pas paralajmërimeve të forta nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se një “armadë” amerikane po lëviz drejt Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e veprimeve ushtarake. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, grupi luftarak i aeroplanmbajtëses ‘USS Abraham Lincoln’ ka mbërritur tashmë në rajon, duke forcuar ndjeshëm praninë amerikane. Megjithatë, zyrtarë amerikanë thanë se nuk është marrë ende asnjë vendim për ndërhyrje ushtarake, ndërsa Shtëpia e Bardhë po shqyrton opsionet e mundshme....