Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Çmimet e naftës shënuan rritje të hënën, 27 prill, në tregjet aziatike, pasi planet për një raund të dytë bisedimesh paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u bllokuan sërish. Nafta Brent, standardi global, u rrit me 1%, duke arritur në 106.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u ngjit gjithashtu me 1%, në 95.40 dollarë. Zhvillimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni kishte anuluar dërgimin e një delegacioni në Pakistan për negociata me përfaqësuesit iranianë. Ndërkohë, furnizimet globale me energji mbeten nën presion të fortë që nga fillimi i konfliktit me Iranin. Ngushtica strategjike e Hormuzit është bllokuar praktikisht, pas kërcënimeve të Teheranit për sulme ndaj anijeve, në përgjigje të goditjeve ajrore nga SHBA dhe Izraeli. Ministri i...
Burimi:
javanews.al