Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96, SHBA ngre padi ndaj ish-udhëheqësit kuban Raul Castro

Rrëzimi i 2 avionëve civilë në ’96, SHBA ngre padi ndaj ish-udhëheqësit kuban Raul Castro

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza zyrtare ndaj ish-udhëheqësit kuban Raul Castro, 94 vjeç, dhe zyrtarëve të tjerë, lidhur me rrëzimin e dy avionëve civilë në vitin 1996 nga ushtria kubane. Në atë kohë, Castro shërbente si ministër i Mbrojtjes kur avionët e tipit Cessna, që u bënin pjesë e grupit të emigrantëve kubano-amerikanë, u goditën me raketa në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Si pasojë e sulmit mbetën të vrarë katër anëtarë të këtij grupi humanitar, mes të cilëve tre ishin shtetas amerikanë. Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se Castro përballet me akuza të rënda, përfshirë, katër akuza për vrasje me paramendim. “Për gati tridhjetë vjet, familjet e katër amerikanëve të vrarë kanë pritur drejtësinë”, tha Blanche, duke shtuar...