Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Rrezikohet peshkaqeni i madh Mesdheut, shkencëtarët ngrenë alarmin
Peshkaqenët e Bardhë të mëdhenj në Detin Mesdhe janë në rrezik zhdukjeje dhe peshkimi i paligjshëm po kontribuon drejt kësaj rruge. Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikane, në partneritet me organizatën britanike të bamirësisë “Blue Marine Foundation”, peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë ndër speciet më të kërcënuara dhe shumë po shiten në tregjet e peshkut të Afrikës së Veriut. Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një nga më shumë se 20 speciet e peshkaqenëve mesdhetarë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, që do të thotë se është e paligjshme t’i peshkosh ose t’i shesësh. Megjithatë, duke monitoruar portet e peshkimit në bregdetin mesdhetar të Afrikës së Veriut, studiuesit zbuluan se të paktën 40 peshkaqenë të bardhë të mëdhenj janë vrarë atje vetëm në vitin 2025....