Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Rrezik për shëndetin mendor, Franca do të ndalojë rrjetet sociale për nën 15-vjeçarët
foto ilustruese FRANCË- Franca do të shqyrtojë në janar një projektligj që synon të ndalojë mediet sociale për fëmijët nën 15-vjeç dhe telefonat celularë, raportojne mediat e huaja. Deri tani, ishte kërkuar leja e prindit për të regjistruar fëmijët në rrjete sociale, por kjo rregullore shpesh nuk respektohej. Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria franceze thonë se masa synon të mbrojë fëmijët nga: përmbajtje e dëmshme online, bullizmi dhe ngacmimi në internet, varësia nga ekranet, ndikimet negative në shëndetin mendor dhe përqendrimin në shkollë Aktualisht, ligji francez kërkon pëlqimin e prindërve për që fëmijët të hapin llogari në rrjete sociale, por autoritetet pranojnë se kjo rregullore nuk zbatohet realisht. Ligji i ri do të jetë më i rreptë dhe më i detyrueshëm për platformat. Kjo nismë...