Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë, ja çfarë ndryshon
Një sistem i ri i autorizimit elektronik të udhëtimit (ETA) hyn në fuqi nga 25 shkurti për qytetarët e dhjetëra vendeve që deri tani kanë udhëtuar pa vizë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria britanike thotë se masa do ta bëjë sistemin e imigracionit më të sigurt dhe më efikas, por ndryshimi po krijon vështirësi për personat me shtetësi të dyfishtë. Çfarë është ETA dhe kujt i duhet? ETA është një leje dixhitale për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo kërkohet për qytetarët e 85 vendeve, përfshirë SHBA-në dhe Australinë, të cilët më parë nuk kishin nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra. Pasi miratohet, ETA lejon qëndrim deri në gjashtë muaj për turizëm, biznes apo studime të shkurtra. Ajo është e vlefshme për dy vjet...
Burimi:
top-channel.tv