Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës
Një muaj pas nisjes së sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, mbetet e vështirë të përcaktohet qartë se çfarë po udhëheq vendimmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, një element duket i qartë, vëmendja e tij e vazhdueshme ndaj tregjeve globale të naftës. Sipas një analize të publikuar nga BBC, deklaratat publike dhe postimet në rrjetet sociale të Trump kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në luhatjet e çmimeve të naftës gjatë javëve të fundit. Në fazat e para të konfliktit, çdo sinjal për përshkallëzim apo zbutje tensioni reflektohej menjëherë në tregje. Para nisjes së sulmeve më 28 shkurt, nafta tregtohej rreth 72 dollarë për fuçi. Çmimi arriti kulmin në 119.50 dollarë më 9 mars dhe, sipas të dhënave të fundit, mbetet mbi 113 dollarë...
Burimi:
javanews.al