Rodríguez betohet si President i përkohshëm i Venezuelës

Rodríguez betohet si President i përkohshëm i Venezuelës

Delcy Rodríguez, sapo është betuar si presidente e përkohshme në Asamblenë Kombëtare në Karakas, pas arrestimit të Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, shkruan BBC. Gjatë ceremonisë, ajo tha se erdhi për të bërë betimin e detyrës “me dhimbje për shkak të vuajtjeve që i janë shkaktuar popullit venezuelian pas një agresioni ushtarak të paligjshëm kundër atdheut tonë”.Lexo edhe :Related Posts Ajo iu referua Maduros dhe gruas së tij si “dy heronj” dhe u zotua të garantonte paqen e vendit, “qetësinë shpirtërore të popullit tonë, qetësinë ekonomike dhe sociale të popullit tonë”. 56-vjeçarja është aleate e Maduros dhe shërbeu si nënkryetare që nga viti 2018. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin e ministres së ekonomisë dhe financave të Venezuelës.