Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit

Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh dhe se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, pas 18 muajsh protestash antiqeveritare. Njoftimi i Vuçiqit, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për 12 vjet, vjen në mes të protestave të vazhdueshme kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët. Demonstratat u nxitën pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të qytetit verior të Novi-Sadit në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit, opozita dhe organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se tragjedia në stacionin hekurudhor është dëshmi e keqmenaxhimit të projekteve ndërtimore dhe korrupsionit në qeveri. “Do të jem president vetëm edhe për disa javë, pastaj...