Reuters: SHBA-të konfirmojnë shkatërrimin e vetëm një të tretës së arsenalit raketor të Teheranit
Shtetet e Bashkuara mund të konfirmojnë me siguri shkatërrimin e rreth një të tretës së arsenalit të gjerë raketor të Iranit, ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Teheranit po i afrohet një muaji. Kjo bëhet e ditur nga pesë burime të njohura me vlerësimet e inteligjencës amerikane, të cituara nga Reuters. Sipas tyre, statusi i një të tretës tjetër të arsenalit mbetet i paqartë, ndërsa sulmet ka të ngjarë të kenë dëmtuar, shkatërruar ose bllokuar raketa në tunele dhe bunkerë nëntokësorë. Burimet folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Një nga burimet theksoi se një vlerësim i ngjashëm ekziston edhe për flotën e dronëve të Iranit, ku ka një siguri relative se rreth një e treta e tyre është shkatërruar. Ky vlerësim, i cili...
Burimi:
top-channel.tv