Reuters: Izraeli mbështet planet kurde iraniane për të pushtuar zonat kufitare me Iranin
Izraeli ka bombarduar pjesë të Iranit perëndimor për të mbështetur milicitë kurde iraniane, që shpresojnë të shfrytëzojnë luftën SHBA-Izrael kundër Iranit për të pushtuar qytete pranë kufirit, sipas tre burimeve të njohura me bisedimet e Izraelit me fraksionet. Ideja e një ofensive nga forcat kurde iraniane me bazë në Irak, mori vëmendje të premten kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha Reuters se do të ishte "e mrekullueshme" nëse ata do të kalonin kufirin. Një kryengritje kurde mund të ketë pasoja serioze për Iranin, ndërsa ky i fundit po mbrohet nga fushata ajrore. Reuters ka raportuar se milicitë janë konsultuar me SHBA-në, se si dhe nëse do të sulmojnë forcat e sigurisë së Iranit. Bisedimet izraelite me kurdët iranianë datojnë një vit më parë Izraeli ka zhvilluar bisedimet...
Burimi:
syri.net