Reuters: Anije luftarake amerikane shtesë nisen drejt Lindjes së Mesme

Reuters: Anije luftarake amerikane shtesë nisen drejt Lindjes së Mesme

Të tjera zhvillime priten të ndodhin në rajonin e Lindjes së Mesme, pasi tensioni ShBA-Iran vijon të rritet me praninë e anijeve luftarake amerikane.  Marina amerikane ka dërguar një anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan për Reuters të enjten, mes një grumbullimi të madh ushtarak në rajon dhe tensioneve në rritje. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se anija luftarake USS Delbert D. Black kishte hyrë në rajon në 48 orët e fundit. Shkatërruesi amerikan i pajisur me raketa të drejtuara USS Delbert D. Black është vërejtur duke kaluar përmes Kanalit të Suezit në drejtim të Gjirit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga faqja e gjurmimit MarineTraffic Aktualisht, të paktën 10 anije luftarake të SHBA-së besohet...