Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug të Spanjës, autoritetet në alarm (VIDEO)
Reshjet e dendura të shiut që ranë nga e shtuna në të dielën pranë qytetit të Malagës shkaktuan përmbytje në disa zona të Spanjës jugore, duke vënë në gatishmëri autoritetet lokale. Sipas shërbimeve të emergjencës, deri më tani nuk janë raportuar viktima. Kreu i operacioneve të menaxhimit të emergjencave të qeverisë rajonale të Andaluzisë, Antonio Sanz Cabello, bëri të ditur përmes rrjetit social X se reshjet intensive kanë shkaktuar gjithsej 339 incidente në rajon, kryesisht në provincën e Malagës, por theksoi se asnjë prej tyre nuk konsiderohet serioz. Ai shtoi se autoritetet rajonale po e mbajnë ende në fuqi “nivelin e emergjencës”, megjithëse Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës (Aemet) uli nivelin e alarmit nga i kuq në portokalli gjatë orëve të vona të paradites. #Noticias...