Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Indonezi. Numri i të vdekurve nga lëkundjet sizmike të 15 gushtit është rritur në 100, tha kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan ditën e tyre të 10-të të përpjekjeve për të gjetur të zhdukurit. Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi provincën Nusa Tenggara Lindore më 15 gusht dhe u pasua nga mijëra lëkundje pasuese që shkatërruan më shumë se 73,000 shtëpi dhe detyruan evakuimin e rreth 180,000 njerëzve. Numri i të vdekurve arriti në 100 ndërsa disa nga të plagosurit që ishin shtruar në spital humbën jetën, njoftoi kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, Suharyanto, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se numri i të plagosurve tejkaloi 1,600. Autoritetet po shpërndajnë ndihmë...