Refuzuan të dëshmonin për dosjet Epstein/ Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurat për shpërfilljen e Kongresit ndaj Bill dhe Hillary Clinton
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë nisur zyrtarisht procedurat për shpërfillje të Kongresit nga ana e Bill dhe Hillary Clinton, pasi ish-çifti presidencial refuzoi të dëshmonte në kuadër të hetimit për rastin Jeffrey Epstein, pavarësisht thirrjes për t’u paraqitur para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës. Sipas mediave kryesore amerikane, disa anëtarë demokratë të Komisionit kanë votuar gjithashtu në favor të nisjes së këtyre procedurave, duke shënuar një zhvillim të pazakontë dypartiak. Me miratimin e Komitetit Mbikëqyrës, çështja kalon për votim në sallën plenare të Dhomës së Përfaqësuesve. Nëse procedura miratohet edhe aty, rasti do t’i referohet Departamentit të Drejtësisë, i cili mund të vlerësojë ngritjen e akuzave penale për shpërfillje të Kongresit. Në një skenar të tillë, Bill dhe Hillary Clinton mund të përballen...
Burimi:
top-channel.tv