Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

Qytetarët italianë i kanë thënë “JO” ndryshimeve në drejtësi të propozuar nga qeveria italiane. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shumica e votuesve italianë nuk embështet qeverinë e Georgia Melonit sa i përket kërkesës së saj për ndryshime në drejtësi. Vetë Meloni përmes një video-postimi është shprehur se qeveria në Itali e respekton vendimin që qytetarët kanë marrë në referendum. Po ashtu Meloni ka deklaruar se qeveria italiane do të ecë përpara me punët e nisura, me vendosmëri dhe respekt për popullin italian. “Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ka shkruar Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.