Reagon Irani: Nuk e kemi lëshuar ne raketën drejt Turqisë!

Reagon Irani: Nuk e kemi lëshuar ne raketën drejt Turqisë!

Bota E Enjte, 5 Mars 2026 09:16 Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka publikuar një deklaratë në të cilën mohon se ka lëshuar ndonjë raketë drejt Turqisë. Kjo vjen pasi Turqia tha dje se mbrojtja e NATO-s kishte rrëzuar një raketë që vinte nga Irani dhe po hynte në hapësirën e saj ajrore. “Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit respektojnë sovranitetin e vendit fqinj dhe mik, Turqinë, dhe mohojnë çdo lëshim rakete drejt territorit të atij vendi,” thuhet në deklaratën e ushtrisë iraniane, të cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raketa iu afrua hapësirës ajrore turke pasi kishte fluturuar mbi Irak dhe Siri. Raketa u interceptua dhe nuk pati viktima. Presidenti Erdogan...