Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar
Princi dhe Princesha e Uellsit kanë deklaruar se janë “thellësisht të shqetësuar” nga zbardhjet e fundit rreth Jeffrey Epstein, në deklaratën e tyre të parë publike për këtë skandal. Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha se Princi William dhe Princesha Catherine ishin “të përqendruar tek viktimat” në dritën e informacionit të ri të përfshirë në dokumentet e publikuara në SHBA-të për të ndjerin pedofil, shkruan BBC. Deklarata u publikua pas shfaqjes së më shumë akuzave kundër Andrew Mountbatten-Windsor, duke rritur vëmendjen ndaj ish-princit. “Konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar nga zbardhjet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten të përqendruara tek viktimat,” tha zëdhënësi mbretëror. Edhe pse deklarata dy-rreshtëshe nuk përmend drejtpërdrejt Epstein, Andrew apo ish-gruan e tij Sarah Ferguson, e cila gjithashtu...
Burimi:
javanews.al