Raketë iraniane drejt Turqisë, NATO në alarm!  Ankaraja: Rezervojmë të drejtën të përgjigjemi

Raketë iraniane drejt Turqisë, NATO në alarm! Ankaraja: Rezervojmë të drejtën të përgjigjemi

Ankaraja njoftoi se një raketë e lëshuar nga Irani u neutralizua përpara se të hynte në hapësirën ajrore turke dhe paralajmëron se ka të drejtë të kundërpërgjigjet. Turqia njoftoi se sistemet mbrojtëse të NATO-s interceptuan një raketë balistike të lëshuar nga Irani përpara se ajo të hynte në hapësirën ajrore turke. “Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke pasi kaloi nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u interceptua në kohë dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke të Mbrojtjes. Autoritetet turke bënë të ditur se një pjesë e municionit që ra në zonën Dörtyol, në provincën Hatay, i përkiste sistemit të mbrojtjes ajrore turke që realizoi ndërhyrjen në...