Raketat “s’pyesin as për fëmijët”, dy kushërinj humbin jetën në Liban! Foshnja 3-muajshe me nënën mes viktimave
Një sulm me raketë në jug të Libanit ka lënë të vdekur fëmijë dhe civilë të pafajshëm. Ngjarja ndodhi në qytetin Sakhsaijeh, ku dy kushërinj 10-vjeçarë, Zauad dhe Shahid, po luanin futboll së bashku me miqtë e tyre në momentin që ra raketa. Në vendngjarje ndodheshin gjithsej 10 fëmijë. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tetë të tjerët mbetën të plagosur. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalet e zonës dhe në Bejrut, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi shkaktoi shkatërrime të mëdha në zonë. Automjetet u shkatërruan dhe ndërtesat u dëmtuan rëndë. Mes viktimave është edhe babai i njërit prej fëmijëve. Pak metra më larg nga vendi i shpërthimit, një tjetër tragjedi goditi një familje. Një foshnjë vetëm 3...
Burimi:
vizionplus.tv