Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme dhe se po bashkëpunon me aleatët e NATO-s, pas sulmeve me raketa balistike nga Irani. Lidhur me këtë situatë, Ergodan po ashtu theksoi se Turqia ka paralajmëruar që incidente të tilla të mos përsëriten. “Incidente të tilla nuk duhet të përsëriten. Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë, kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe hapësirës së saj ajrore, sidomos në këtë periudhë të vështirë që po kalon rajoni”, ka thënë ai.