Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se nuk ka kushtet për aktivizimin e nenit 5 të traktatit pas incidentit të djeshëm në Turqi, të lidhur me konfliktin në Iran. “NATO-ja është e fortë dhe e vigjilente”, tha Rutte për SkyTg24, duke shtuar se Aleanca ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie për shkak të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. “E rëndësishme është që, siç pamë dje, NATO-ja është e fortë, e vëmendshme dhe shumë më e vigjilente tani krahasuar me të shtunën, për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Aktualisht nuk ka nevojë për aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, shtoi ai. Kujtojmë se Irani mohoi këtë të enjte, 5 mars, se kishte lëshuar ndonjë raketë drejt territorit turk dhe deklaroi se respekton...