Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!
Ditën e sotme një tjetër raketë iraniane kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Raketa u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe mbetjet e saj ranë në Gaziantep. Lidhur me këtë sulm, ka reaguar Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka paralajmëruar Iranin që të shmangë provokimet. “Në dritën e incidentit të sotëm, përsëris se nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë një gabim”, tha mes të tjerash Erdogan.
Burimi:
javanews.al