“Raketa e Iranit ishte drejtuar drejt Qipros, jo Turqisë”/ Deklarata e zyrtarit turk nxit debate në Parlamentin grek: Duhet një kontroll më i rreptë
Komentet për raketën balistike iraniane që u rrëzua nga sisteme të NATO-s në Mesdheun Lindor po komentohen së shumti në shtypin grek orët e fundit, sidomos pas deklaratës të një funksionari turk se objektivi ishte Qiproja. Sipas tij raketa balistike iraniane që u neutralizua të mërkurën nuk kishte në shënjestër Turqinë, por një bazë ushtarake në Qipro, dhe se devijoi nga trajektorja . Në të njëjtin kontekst, autoritetet greke konfirmojnë se dy prej 4 avionëve luftarakë F16 që operojnë tashmë në Qipro u ngritën në ajër pas sinjalizimeve për të neutralizuar “objekt të dyshimtë”, por nuk u verifikua përfundimisht prania e ndonjë droni iranian pranë kufijve ajrorë të Qipros. Të gjitha këto zhvillime ,bashkë me ato të ditëve të fundit u reflektuan edhe seancën plenare...
Burimi:
top-channel.tv