Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, Ankaraja paralajmëron Iranin
Ndërsa priste një reagim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Ministri i Komunikacionit Burhanettin Duran foli në emër të qeverisë. “Një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u kapur mbi hapësirën tonë ajrore dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Mbrojtja jonë e kufijve dhe hapësirës ajrore është në nivelin më të lartë. Ne duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Ne e paralajmërojmë edhe një herë Iranin, në veçanti, dhe të gjitha palët, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe të civilëve”, deklaroi Duran.
Burimi:
top-channel.tv