Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Ramush Haradinaj: T’i dalim në krah Kosovës

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Ramush Haradinaj: T’i dalim në krah Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e parakohshme që mbahen sot në Kosovë. Pas votimit, Haradinaj ka dhënë dhe një deklaratë të shkurtër për mediat. “T’i dalim në krah Kosovës”, tha Haradinaj për gazetarët, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Procesi i votimit që zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, ka nisur nga ora 07:00 dhe do të vijojë deri në 19:00. Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00.