Zgjedhjet në Kosovë, Osmani për CNN: Qytetarët treguan se duan kompromis, mesazhi i tyre duhet lexuar siç duhet nga…
Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila synon një tjetër mandat në këtë post, deklaroi në një intervistë për CNN se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e së dielës ishte i qartë, që ata duan kompromis mes palëve. Ajo theksoi se mesazhi i tyre duhet lexuar në mënyrën e duhur nga forcat politike, ndërsa shtoi se nuk ka vend për një politikë të llojit “one man show”, duke nënkuptuar kryeministrin Albin Kurti, me të cilin “ndau rrugët” pasi nuk e mbështeti për të kandiduar sërish për presidente. Osmani tha se bashkëpunimi mes palëve është i rëndësishëm jo vetëm për të zgjidhur ngërçin e presidentit por edhe për të formuar qeverinë. “Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata...
Burimi:
sot.com.al