Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ raporton mbi 2% pjesëmarrje në dy orët e para
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka arritur vetëm 2.61%. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, duke i dhënë mundësi qytetarëve të votojnë gjatë gjithë ditës. Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues. KQZ-ja ka përgatitur 948...