Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Albi Kurti mund të formojë i vetëm Qeverinë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Albi Kurti mund të formojë i vetëm Qeverinë

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ-ja, LVV-ja e Albin Kurtit është rrugës për të formuar vetë ekzekutivin e ri të vendit. Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave të numëruara. Aktualisht, ka 50.24 për qind apo 257.390 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka 20 për qind apo 102.460 votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 14.16 për qind apo 72.566 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.57 për qind apo 33.659.