Vuçiç orkestron një tjetër skandal diplomatik, Beogradi turpëroi veten para Evropës, ja 13 minutat që i nxorën blof

Vuçiç orkestron një tjetër skandal diplomatik, Beogradi turpëroi veten para Evropës, ja 13 minutat që i nxorën blof

Marsela SHYTIA Procedura ndaj së cilës u ekspozua delegacioni i Parlamentit Evropian në Beograd mund të përshkruhet më së miri si një kombinim i një skandali diplomatik dhe një fushate primitive nga media e regjimit. Përveç etiketimit si mysafirë të paftuar, anëtarët e delegacionit u nënshtruan sharjeve dhe u prezantuan publikisht si një grup armiqsh të Serbisë, shkruan Deutsche Welle. Përpara vizitës, një ekspozitë mbi kampin e përqendrimit në Jasenovac u hap gjatë natës në hollin e Asamblesë Kombëtare Serbe, me mediat lokale që raportuan se disa anëtarë të delegacionit dyshohet se kishin kërkuar ta anashkalonin ekspozitën. Deputetët e opozitës paralajmëruan se mysafirët e huaj normalisht nuk e vizitojnë zonën, por delegacioni i PE-së megjithatë vizitoi ekspozitën. Me atë rast, Tonino Picula, raportuesi i PE-së...