Vjosa Osmani krah Trump në Bordin e Paqes/ Demaku: Kurti nuk u pranua nga amerikanët

Vjosa Osmani krah Trump në Bordin e Paqes/ Demaku: Kurti nuk u pranua nga amerikanët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Bordin e Paqes për Gazën krah presidentit amerikan Donald Trump, një zhvillim që në Kosovë është interpretuar si sukses diplomatik. Megjithatë, analisti Armend Demaku vlerëson se kjo pjesëmarrje nuk përbën ndonjë arritje të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një pozicion shtetëror dhe jo personal të Osmanit. Në një intervistë në një studio televizive, Demaku ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se ai nuk është pranuar nga diplomatë amerikanë për shkak të qëndrimeve të tij, ndërsa ka theksuar se raportet e Kosovës me SHBA-të mbeten thelbësore për përfitimet strategjike të vendit. “Nuk janë raporte personale. Kosova është një krijesë e SHBA-ve. Në Kosovë pjesëmarrja në Bordin e Paqes shihet si...