Vizita e Sorensen, Beogradi: Asociacioni i komunave serbe kusht kyç për përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Vizita e Sorensen, Beogradi: Asociacioni i komunave serbe kusht kyç për përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Rajoni E Premte, 16 Janar 2026 20:54 Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, qëndroi në Beograd, ku u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç. Bisedimet u përqendruan tek vazhdimi i dialogut me Kosovën, pozita e komunitetit serb dhe kërkesa e Beogradit që formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mbetet kusht kyç për normalizimin e marrëdhënieve. “Për çdo përparim të prekshëm në dialog, është e domosdoshme të fillohet me bisedime mbi draftin e statutit të Asociacionit”,- tha Petroviç. Sorensen erdhi në Beograd pas vizitës në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes dy palëve.