VIDEO/ Zgjedhjet lokale në Serbi, vëzhguesit e qendrave të votimit sulmohen dhe kërcënohen

VIDEO/ Zgjedhjet lokale në Serbi, vëzhguesit e qendrave të votimit sulmohen dhe kërcënohen

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Serbi, teksa qendrat e votimit në dhjetë komuna dhe qytete u hapën në orën 7:00 të mëngjesit. Gjithsej 247,985 qytetarë kanë të drejtë vote deri në orën 20:00. Gjatë këtyre zgjedhjeve janë vënë re tensione të larta dhe një kontroll i rreptë i votuesve. Sipas mediave serbe, vëzhguesit dhe aktivistët e akredituar të zgjedhjeve u rrahën dhe u kërcënuan jashtë qendrave të votimit në qytetin Bajina Bašta. Dëshmitarët raportojnë se grupe individësh, të lidhur me Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, SNS, vepronin rreth qendrave të votimit, duke krijuar frikë dhe duke penguar mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.