VIDEO/ Çmenduri, një person sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte…

VIDEO/ Çmenduri, një person sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte…

Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Agrinjos në Greqi, kur një person hyri me forcë në zyrën e kryetarit të bashkisë me sjellje kërcënuese dhe nuk e la me kaq, por kafshoi edhe një punonjës të institucionit që u përpoq të ndërhynte. Sipas informacioneve të “Protothema”, bëhet fjalë për një burrë të moshës së mesme, i cili më parë kishte shkaktuar trazira, pasi kishte ndërprerë një mbledhje të Këshillit Bashkiak me britma. Këtë herë, ai u ngjit në katin e shërbimeve, duke trokitur në dyert e zyrave. I dyshuari hyri në zyrën e kryetarit të bashkisë Giorgos Papanastasiou dhe e sulmoi verbalisht, dhe dyshohet se e goditi me një çadër. Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të bashkisë dhe punonjësve për ta...