Vdes gruaja e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur të hënën se një grua e plagosur një ditë më parë, 73-vjeçare, në fshatin Majac të Podujevës, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. “Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e saj ditor se më 22 mars e ka gjetur të vdekur një burrë në një makinë në të njëjtin fshat, ndërsa brenda në shtëpi janë gjetur dy gra me plagë të rënda. Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë ka raportuar se një...
Burimi:
syri.net