Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në liqenin artificial të një resorti turistik

Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në liqenin artificial të një resorti turistik

Ngjarje e rëndë në Greqi! Plot mister është mbushur ngjarja në Sithonia, në rajonin e Halkidiki, pas zbulimit të eshtrave njerëzore në një liqen artificial brenda një kompleksi hotelier në fillim të marsit. Eshtrat u gjetën më 3 mars gjatë punës për pastrimin e zonës në liqenin artificial të hotelit, ndërsa autoritetet u njoftuan menjëherë për zbulimin. Fillimisht mendohej se ato i përkisnin një personi të vetëm, por ekzaminimi mjeko-ligjor ka nxjerrë në pah të dhëna të reja. Sipas rezultateve, kockat i përkasin jo një, por dy individëve të ndryshëm, me moshë të ndryshme, dhe besohet se kanë qëndruar në atë vend për një periudhë të gjatë kohore. Një element që shton dyshimet është fakti se eshtrat u zbuluan brenda një valixheje, e cila u gjet...