Tensione mbi Egje/ Përplasje mes avionëve luftarakë, Athina akuza Ankarasë

Tensione mbi Egje/ Përplasje mes avionëve luftarakë, Athina akuza Ankarasë

Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi Egje. Athina zyrtare pretendon se ishin mjetet luftarake të Ankarasë që shkelën hapësirën ajrore të Greqisë, duke bërë manovra ushtarake. “Dy avionë F-16 të armatosur turq shkelën hapësirën ajrore greke midis Limnos dhe Lesbos, duke rezultuar në ngritjen e alarmit në Forcat Ajrore. Luftëtarët grekë F-16 u ngritën menjëherë për t’i kapur ata dhe u përballën me pilotët turq”, shkruan “Protothema”. Gjatë gjithë ditës, u regjistruan tetë shkelje të hapësirës ajrore kombëtare. Në të njëjtën kohë, 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror u regjistruan në FIR të Athinës sipas medias në fjalë. Një nga F-16, dy nga një mjet ajror pa pilot (UAV) dhe...