Të shtëna me armë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor

Të shtëna me armë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë. Nga të shtënat u plagos një person. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK. Ngjarja dyshohet se nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është identifikuar.