Skandali seksual trondit Malin e Zi! Zyrtari i lartë dhe sekretarja e shtetit japin dorëheqjen pas publikimit të videove intime
Mali i Zi po përballet prej më shumë se një muaji me një skandal që ka tronditur politikën dhe institucionet e vendit, pas publikimit në rrjetet sociale të videove dhe fotografive intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë. Në qendër të aferës janë Mirjana Pajković, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe ish-këshilltar i presidentit Jakov Milatović për sigurinë. Të dy dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre, duke përmendur “arsye personale”, menjëherë pas publikimit të materialeve intime. Pajković ka paraqitur tre kallëzime penale, duke pretenduar se materialet janë shpërndarë pa pëlqimin e saj dhe duke akuzuar Vukšić për kërcënime dhe shantazh. Ajo ka publikuar edhe një audio-incizim, ku thuhet...
Burimi:
vizionplus.tv