Shefi i NATO-s, Mark Rutte këtë të martë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Shefi i NATO-s, Mark Rutte këtë të martë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute këtë të martë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Rutte do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ku pritet që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Rutes, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, Kjo është vizita e parë e Rutte, si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në Shkup.