Serbia ktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi së shpejti
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të rikthehet dhe pritet të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027. Sipas Vuçiç, vendimi përfundimtar do të merret brenda një ose dy muajve të ardhshëm dhe më pas do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Serbisë. “Ne do ta marrim këtë vendim shumë shpejt, do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve”, tha Vuçiç pas një takimi me drejtuesit e Forcave të Armatosura Serbe për analizën e kapaciteteve ushtarake për vitin 2025. Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë. Presidenti serb theksoi se ushtria ka mjaftueshëm pajisje bazë, por disa struktura ende nuk janë plotësisht gati. “Duhet të përgatisim...
Burimi:
sot.com.al