Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese për furnizim me gaz nga Rusia, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 30 mars, duke bërë që Moska të mbetet furnizuesja kryesore e Beogradit me gaz natyror. Vuçiq njoftoi për këtë çështje pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin. Marrëveshja e re është për tre muaj dhe, sipas saj, Serbia do të mund të importojë 6 milionë metra kub gaz nga Rusia. Në një konferencë për media, Vuçiq tha se çmimi i gazit do të jetë ndërmjet 320 dhe 330 dollarë për 1 mijë metra kub. Këto kushte ai i vlerësoi si “shumë të favorshme”, për çka falënderoi Putinin. Marrëveshja afatshkurtër e arritur në dhjetor skadoi më 31 mars. Që nga pushtimi rus i...